image "Të gjithë jemi tronditur"/ Reagimi i LDK-së për vrasjen në Pejë

Politikë

“Të gjithë jemi tronditur”/ Reagimi i LDK-së për vrasjen në Pejë

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku mbetën të vrarë kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidatit për Deçan, Blerand Kadrijaj, të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.  I plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj, i cili tashmë është arrestuar.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe PDK-së.

 “Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj”, shkruhet në komunikatën e LDK-së. /Gazeta Sinjali/