image "Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim", flet djali që po kthehej në Kosovë pasi kishte vizituar babain - Sinjali

“Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim”, flet djali që po kthehej në Kosovë pasi kishte vizituar babain

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga të mbijetuarit e këtij aksidenti është edhe Drilon Muji, i cili tha se kishte vizituar babanë në Gjermani dhe se ishte duke u kthyer në shtëpi.

Kur ndodhi aksidenti, ai ishte në gjumë dhe u zgjua nga goditja dhe britmat e pasagjerëve të tjerë.

“Kur hapa sytë, pashë që dikush theu xhamin e autobusit dhe doli përmes tij, kështu që unë e ndoqa instinktivisht. Kur dola, mendova se kjo nuk ishte një ëndërr. Fillova të ndihmoj njerëzit, disa u plagosën, disa me dëmtime më serioze, disa kishin vdekur tashmë”, tha Muji për RTL./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: