image Të gjitha vendimet që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë

Kosovë

Të gjitha vendimet që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë

news image

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, Qeveria dje ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike.

Gazeta Sinjali ka siguruar vendimet që u morën

Aprovohet procesverbali dhe transkriptit nga mbledhja: 45 dhe të procesverbaleve të mbledhjeve: 52, 53, 54, 55, 56 57, 58 dhe 59 korresponduese\elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

Aprovohet Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023 (MF)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/30 të datës 12.05.2020 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës (MF)

Aprovohet vendimi për shtyrjen dhe lirimin e bllokimit të llogarive bankare të tatimpaguesve që kanë obligime tatimor, ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri me 30.04.2021 (MF)

Aprovohet alokimi i mjeteve financiare në vlerë prej dy milionë e tetëqind mijë euro (2,800,000,00 €), që përfaqëson shumën tremujore të ndarjes vjetore buxhetore vjetore, për periudhën Janar – Mars 2021, për Radio Televizionin e Kosovës (MF)

Ndahen mjetete financiare për Agjencinë për Barazi Gjinore për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjës Ekonomike për vitin 2021 (MF)

Formohet komisioni për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike (MTI)

Vendimet-e-mbledhjes-s-60-t-t-Qeverisë-1

/GazetaSinjali/