image Të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Gjatë ditës së sotme, 24 maj, pritet të zhvillohen një sërë ngjarjesh në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Më poshtë gjeni një paralajmërim të të gjitha ngjarjeve, kohën dhe vendin.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 09:00).

Mbahet protestë para objektit të Ministrisë së Mjedisit për të shprehur pakënaqësitë mbi gjendjen mjedisore në Drenas dhe fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit. (Para ish- Pallatit të Rilindjes Prishtinë, ora 10:00).

Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. (Aksioni nis prej orës 10:00 tek ura në Shkugëz).

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. (Ora 11:00).

Komisioni për Shëndetësi shqyrton draft-planin e punës së komisionit për 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00).

Kryesia e Kuvendi të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 12:00).

Prezantohet ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar të moshës 16-30 vjeç në Kosovë, mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 12:00).

Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. (Korzoja e qytetit në Pejë, ora 12:00).

Presidentja e Kosovës VJosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00).

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. (Lapidariumi përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 14:00).

Nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në komunën e Gjakovës. (Stacioni Policor në Gjakovë, ora 15:45).

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, viziton degën e shoqatës në Prizren. (Ora 19:00)./Gazeta Sinjali/