image “Të fala të përzemërta nga Haga”, Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin

Politikë

“Të fala të përzemërta nga Haga”, Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë dy ish-liderët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar për vizitën e tij, të cilën e cilësoi si tejet emocionale.

Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë.

Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë”.

Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaSinjali/