Të dielën kanë mbërritur personat e evakuuar nga Afganistani në Shtetet e Bashkuara, dhe para se të dërgoheshin në një qendër të përkohshme strehimi në Chantilly kanë zbarkuar në Virxhinian veriore.
Avioni që mbante familjet ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles aty pranë, transmeton Gazeta Sinjali.
Evakuimi i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit ishte rritur me shpejtësi gjatë fundjavës, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.
Biden duke folur në Shtëpinë e Bardhë të dielen u shpreh se 11,000 të evakuuar ishin larguar me aeroplan nga kryeqyteti afgan në një periudhë 36-orëshe, raporton AP, përcjellë Gazeta Sinjali.
Asnjë i evakuuar nuk po fluturonte drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara pa kontroll paraprak, tha ndër të tjera ai. /GazetaSinjali/