image Të enjten reshje shiu, disa zona të Dukagjinit rrezikohen nga vërshimet

Kosovë

Të enjten reshje shiu, disa zona të Dukagjinit rrezikohen nga vërshimet

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten parashihet që vendi të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijojë kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

“Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/