image Të dielën mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 23 gradë

Kosovë

Të dielën mot me diell, temperaturat arrijnë deri në 23 gradë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të shoqërohet kryesisht me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.

“Dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit./Gazeta Sinjali/