image "Të dënuarit përjetë sillen më mirë se kushdo tjetër në burg" - Sinjali

Liria/ “Të dënuarit përjetë sillen më mirë se kushdo tjetër në burg”

news image

Indrit Dokle ishte i fundit nga disa prej emrave më të njohur të kronikës së zezë që janë liruar nga burgjet muajt e fundit. Nehat Kulla, Lul Caka, Gert Gjinarari, Elidon Kotorri, janë të tjerë ish të dënuar për ngjarje të rënda, emra të njohur të kaosit të vitit 1997, por që tashmë i kanë lënë qelitë.

I ftuar në A2, avokati Jordan Daci sqaroi se si djemtë “shembullorë” arrijnë të përfitojnë liri me kusht edhe në rastet kur janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

“Të gjithë të dënuarit me vendime të rënda, sidomos ata me burgim të përjetshëm, ajanë ata që sillem më mirë se kushdo tjetër në burg. Kjo ndoshta për shkak të masës së rëndë të dënimit dhe mungesës së shpresës. Të gjithë këta qe në shohim të lirohen kanë qenë të dënuar me ligjin e vjetër, i cili parashikonte si periudhë maksimale 25 vjet. Kjo është çështje numrash. Kërkesa e dytë është sjellja shembullore, e cila do të thotë që të mos ketë masa disiplinore gjatë kohës që ka vuajtur dënimin. Mjafton një masë disiplinore dhe nuk do të aplikohet lirimi para kohe me kusht.

Nga ana tjetër, praktikisht ndryshimet në kodin penal bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në disa raste ndalon dhënien e dënimit të burgimit të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht, pasi në njëfarë mënyrë ky nënkupton një trajtim çnjerëzor.

Dokle është me ligjin e vjetër, por është një çështje që duhet parë në dosje. Nuk mendoj se nuk i ka përmbushur pasi kjo është gjëja e parë që sheh Gjykata. Ka dy dënime, por më shumë se sa dënimi i përjetshëm nuk mund të marri një person. Nuk ka vlerë asnjë dënim tjetër përveç të përjetshmit”, tha avokati.

Më tej, Daci thotë se është për politik penale të butë. Sipas tij, rritja e dënimeve nuk është politika penale e duhur.

“Nuk ka dallim në edukimin e tij kur është i dënuar me 25 apo me 35 vjet burg. Po të marrim vendet skandinave, masat e dënimit nuk e kalojnë 20 vite edhe për vepra monstruoze. Nuk ka njëri në butë që nuk bën gabim në parim. Por ne nuk mund ta shndërrojmë atë në një kriminel pa shpresë”, tha Daci.


Shpërndaje artikullin