image Tavë me speca të mbushur

Tavë me speca të mbushur

news image

Tava me speca të mbushur është receta ideale për drekën e ditës ë sotme.

Receta përgatitet për 60 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Sinjali.

Përbërësit:

4 spec jeshil (për mbushje), 200 gr filetë pule, 1 kokërr qepë, 150 gr qiqra (të ziera), 400 gr oriz, 1 karrotë, 1 tufë majdanoz, 1 spec i kuq, vaj ulliri, 1 lugë gjelle gjalpë, kripë, piper, 800 ml ujë (i nxehtë) dhe 100 gr salcë domatesh.

Përgatitja:

Skuqni specat për mbushje për pak minuta dhe hiqini mënjanë.

Në një tigan të thellë gatuani mishin e pulës dhe pasi të marrë ngjyrë shtoni qepën e grirë hollë, specin e kuq dhe karrotën e prera në kubikë.

Pas pak minutash shtoni qiqrat e qëruara, orizin e majdanozin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Përgatitni tavën në të cilën vendosni specat, filloni t’i mbushni me perimet dhe orizin e gatuar.

Pjesën e mbetur të përgatitjes shtojeni në tavë, hidhni ujë të nxehtë dhe kripë.

Vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë, duke e kontrolluar herë pas herë orizin që të mos thahet./Sinjali/