image Tavë me patate dhe qumësht - recetë e shijshme për drekë

Recetë/ Tavë me patate dhe qumësht – recetë e shijshme për drekë

news image

Kjo mënyrë e përgatitjes së patateve realizohet në pak minuta dhe ka një shije për t’u pasur zili.

Receta përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 2 gota qumësht, 4 kokrra patate (të prera në feta të holla),1 pako gjalpë, kripë, rozmarinë dhe 100 gr djathë kaçkavall.

Përgatitja: Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Qëroni patatet dhe i shtroni me kujdes. Sipër i shtoni pak kripë dhe qumështin. Shtoni rozmarinën dhe djathin kaçkavall të prerë në pjesë të vogla. Në fund shtoni pak gjalpë në të gjithë tavën. E fusni në furrë për 1 orë, në temperaturë 120 gradë. Pasi të jetë gati e nxirrni nga furra dhe shijojeni!/Gazeta Sinjali/