Kjo mënyrë e përgatitjes së patateve realizohet në pak minuta dhe ka një shije për t’u pasur zili.
Receta përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Përbërësit: 2 gota qumësht, 4 kokrra patate (të prera në feta të holla),1 pako gjalpë, kripë, rozmarinë dhe 100 gr djathë kaçkavall.
Përgatitja: Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Qëroni patatet dhe i shtroni me kujdes. Sipër i shtoni pak kripë dhe qumështin. Shtoni rozmarinën dhe djathin kaçkavall të prerë në pjesë të vogla. Në fund shtoni pak gjalpë në të gjithë tavën. E fusni në furrë për 1 orë, në temperaturë 120 gradë. Pasi të jetë gati e nxirrni nga furra dhe shijojeni!/Gazeta Sinjali/