Taulant Xhaka ka vazhduar me Baselin deri në vitin 2027
Vëllai i Granit Xhakës, Taulant Xhaka do të mbrojë ngjyrat e Baselit deri në vitin 2027.
Fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje për një zgjatje të re të kontratës, por Basel ka njoftuar që ka zgjatur kontratën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
“FCB njofton për vazhdimin e kontratës me Taulant Xhakën (31). Favoriti i tifozëve do të jetë me ne deri në vitin 2027”, thuhet në një deklaratë të Baselit të lëshuar para ndeshjes kundër Trabzonspor.
“Pasi komunikimi ynë me Taulintin nuk shkoi sipas dëshirës për një kohë të shkurtër, të gjithë ne tani jemi të lumtur që u ulëm në tryezë dhe gjetëm një zgjidhje shumë të mirë për të gjithë”, tha në një deklaratë shefi i FCB, David Degen.