image Ky veprim e bën Edon Zhegrovën për një çast të duket si Lionel Messi

Futboll

Zvicër/ Ky veprim e bën Edon Zhegrovën për një çast të duket si Lionel Messi

news image

Baseli, skuadra e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrovës, është duke e fituar me rezultat 1:0 Sionin në “St. Jakob-Park”.

Një manovrim i Zhegrovës me topin e ka bërë atë që për një moment të duket sikur futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrojtësit e Sionit tentuan t’ia hiqnin topin nga këmba, por sulmuesi kosovar arriti ta mbajë me vete e më pas ta pasojë me këmbën e tij të majtë.

Pak pasi Zhegrova bëri veprimin e bukur, mbrojtësi 21-vjeçar, Eray Comert shënoi në minutën e 23’ pas një asisti nga Taulant Xhaka. /Gazeta Sinjali/