image Taulant Balla nga konferenca e Palermos akuzon Serbinë për sulm terrorist në Kosovë

Politikë

Taulant Balla nga konferenca e Palermos akuzon Serbinë për sulm terrorist në Kosovë

news image

Ministër i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla në Ministerialin vjetor të Konventës së Palermos, që organizohet nga Qeveria e Italisë gjatë fjalimit të tij shfrytëzoi disa minuta për të folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Balla dënoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, teksa theksoi se Policia e Kosovës reagoi me profesionalizëm.

Tutje ai dënoi ashpër shpalljen e tri ditë zie nga shteti serb për vrasjen e tre terroristëve të nacionalitetit të tyre që lanë të vdekur rreshterin e PK-së, Afrim Bunjaku.

“Pak ditë më parë kriminelë të armatosur rëndë guxuan të ngrenë dorë dhe t’i marrin jetën një oficeri të forcave të rendit të Republikës së Kosovës. Por sinjali më i keq që mund t’i jepet luftës kundër kriminalitetit, natyrshëm edhe tek i gjithë komuniteti ndërkombëtar, ishte zija shtetërore e shpallur zyrtarisht në Serbi, një vend fqinj me Kosovën për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e Policisë së Republikës së Kosovës, në një reagim tepër profesional, pas vrasjes së kolegut të tyre. Në cilin vend në botë, Policia e Shtetit nuk duhet të reagojë dhe godasë cilindo që guxon të qarkullojë i armatosur, më rëndë akoma të qëllojë mbi policinë?! Është shumë e rëndësishme që autorët dhe organizatorët e atij sulmi të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë”, u shpreh Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/642003204436036/?tn=%2CO-R

/GazetaSinjali/