Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se një mijë persona në Kosovë kanë prona me vlerë 5 miliardë euro. Këtë statistikë Murati e dha teksa po fliste për tatimin në pronë, ku gjatë muajve të kaluar ka pasur mospajtime ndërmjet Ministrisë së Financave dhe komunave.
Murati ka thënë se është dezinformuar kur është thënë se “Ministria e Financave ka marrë vendim për tatimin në pronë – sipas tij ministria që ai drejton ka respektuar ligjin.
“Ka disa, i kam harruar statistikat se ka një kohë, mirëpo kanë qenë top 1 mijë nëse s’gaboj, kanë qenë në vlerë 5 miliardë euro pasuri, top 1 mijë pronarët. Do të thotë ka raste të tilla”
“Dikush që ka pak pronë t’i falet i tërë tatimi, dikush që ka shumë pronë si përqindje i bjen shumë pak. Mirëpo nuk mund ta rikthejmë vlerësimin nëse dikush që ka prona 20 milionë euro i është bërë rivlerësimi dhe i kanë dalë prona 50 milion euro”, tha ministri në ATV.