image Hajdari për kallëzimin penal të AKK-së: E kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë - Sinjali

Hajdari për kallëzimin penal të AKK-së: E kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë

news image

Agjencia Kundër Korrupsioni ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për mosdeklarim ose deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Ndaj këtij kallëzimi penal ka reaguar vetë ministrja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo tha se për kallëzimin penal nga AKK është informuar nga mediat dhe se gjatë gjithë kohës si zyrtare publike e ka përmbushur detyrimin ligjor.

Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë. Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së“, ka shkruar Hajdari.

Për Sinjalin, kallëzimin penal kundër Hajdarit e konfirmoi drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, ka thënë Buleshkaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin