image “Tash jom liru, ka me të ardhë me kallash”/ I riu në Gjakovë posa del nga Policia kërcënon 52-vjeçarin që e denoncoi - Sinjali

“Tash jom liru, ka me të ardhë me kallash”/ I riu në Gjakovë posa del nga Policia kërcënon 52-vjeçarin që e denoncoi

news image

Një konflikt mes një të riu në Gjakovë e një 52-vjeçari ndodhi para disa ditësh në një parking privat, në rrugën “Sefedin Xërxa”. Sinjali raportoi se 22-vjeçari Nikoll Domgjoni, kërcënoi 52-vjeçarin, duke iu vërsulur me një thikë. Pas denoncimit, ai përfundoi në mbajtje, por siç duket nuk u mbush mend.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se me të përfunduar ndalimin policor, 22-vjeçari sërish e kërcënoi viktimën.

Sipas informatave të para, i dyshuari i ka shkuar te lokali i 52-vjeçarit për t’i ‘kërkuar’ llogari për denoncimin kundër tij. Duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq që e çoi në Polici, Domgjoni dyshohet se i është drejtuar atij me fjalët “tash pasi jam liruar nga Policia, kam me të ardhë me kallash”.

Kjo e shqetësoi viktimën, i cili shpresoi se e zgjodhi problemin duke e denoncuar herën e parë, prandaj u detyrua ta njoftojë sërish Policinë.

Njësitë policore u aktivizuan në mesnatë, me ç’rast në orët e mëngjesit arrestuan të dyshuarin dhe i njëjti u dërgua në stacion policor për herë të dytë brenda dy ditësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin