image Tash e katër vjet, policët i kërkojnë shujtat e pagat e 13-ta

Siguri

Tash e katër vjet, policët i kërkojnë shujtat e pagat e 13-ta

news image

U suspendua për tri ditë për shkak të një postimi në Facebook ku krahason benefitet e deputetëve dhe mospërmbushjen e kërkesave të policëve. Por, këtë hall të Amir Hoxhës e kanë edhe mbi 5 mijë policë tjerë.

Këta madje janë detyruar të dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për t’i marrë paratë që u takojnë me ligj.

Avokati i Sindikatës së Policëve, Kastriot Feka, thotë se disa raste veçse i kanë fituar, teksa tregon se qeveria nuk po u ndihmon ruajtësve të rendit.

Shujtat, pagat e 13-ta për pagat e fundit dhe pagat jubilare që nuk janë paguar asnjëherë, ka edhe probleme tjera si orët shtesë që nuk paguhen“, tha ai për Klanin.

Se janë të angazhuar për kërkesat ligjore të tyre, e thonë edhe në sindikatë.

E kemi kërkuar pagën e 13-të, rritjen e pagave apo harmonizimin e Ligjit për pagat, kemi kërkuar edhe sigurime shëndetësore dhe jetësore të cilat nuk i kemi“, tha kreu i Sindikatës.

Për secilin polic, vlera e benefiteve të papaguara është rreth dy mijë euro për shujta,  nga katër paga jubilare dhe pagesat për orët shtesë të punës.

/GazetaSinjali/