image "Kam me ju zhduk krejt"/ Vazhdojnë kërcënimet ndaj Sinjalit nga familjarët e të dyshuarit për terrorizëm

Siguri

“Kam me ju zhduk krejt”/ Vazhdojnë kërcënimet ndaj Sinjalit nga familjarët e të dyshuarit për terrorizëm

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste. Emri i të arrestuarit të parë ishte Ardian Qerkinaj, kurse i të dytit ishte Mentor Bellaqa. Ndërkaq dy të arrestuarit e tjerë janë Ergim Syla dhe Nehrudin Skenderi.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për Qerkinaj, Sinjali ishte kërcënuar nga djali i dajës së Adrian Qerkinaj. Mirëpo, këto kërcënime nuk përfunduan këtu, kjo sepse pak më parë një person me emrin Lion Kelmendi, ka kërcënuar për herën e dytë gazetarët e Sinjalit.

Kelmendi ka shkruar se do t’i zhduk “krejt” gazetarët e Sinjalit dhe se sipas tij kjo do të ndodhë “pa pritë e pa kujtu”.

S’ka përshendetje për ty po veq met zhduk krejt”, shkroi ai.

“E ki kalu kufinin unë Shqiptar jom edhe ti ama se din se munet met dal dikush që zhduk krejt e unë qaj ka mu kan besen e zotit po ta dho”, shtoi tutje ky person.

Por, kërcënimet e tij nuk përfunduan këtu. Ai tutje ka shkruar se personat që kanë publikuar lajmin do ta paguajnë me trupin e tyre.

“Qeshtu kur qet njerëz  të pa fajshem me foto ne faqen tande qe kan familje e tash ki me pagu me trupin tan besen e zotit e familjes po ta jepi”, vazhduan kështu kërcënimet e Kelmendit.

Krejt në fund ai ka shkruar se “tash e di ku jetoni edhe kush je”, si dhe ka vazhduar fjalinë e tij duke kërkuar nga gazetarët e Sinjalit që të “mshefen mirë”. /Gazeta Sinjali/