image Tash e 20 ditë pa raste të reja, shteti që shpalli fitoren në luftën me koronavirusin

Botë

Tash e 20 ditë pa raste të reja, shteti që shpalli fitoren në luftën me koronavirusin

news image

Zelanda e Re shënoi sot ditën e 20-të pa asnjë rast me COVID-19, edhe pasi vendi hoqi të gjitha masat shtrënguese.

Ky shtet tashmë ka lejuar hapjen e të gjitha aktiviteteve dhe nuk është më e nevojshme distancimi social, megjithëse inkurajohet të vijojë.

Shkollat, vendet e punës, dasmat, funeralet por dhe transporti publik është lejuar të vijojë normalisht pa kufizime.

Gjithashtu vendi nuk ka më asnjë rast aktiv me COVID-19. Zelanda e Re ka konfirmuar 1 mijë e 154 raste gjithsej me COVID-19, dhe 22 të vdekur që nga momenti i shpërthimit të këtij koronavirusi në shkurt të 2020./Gazeta Sinjali/