image Tare e do Brojën te Lazio

Futboll

Tare e do Brojën te Lazio

news image

Armando Broja është në qendër të vëmendjes për shumë ekipe në Evropë.

Nga Serie A është Napoli dhe Atalanta që kanë kërkuar informacione për shërbimet e tij. Klubi napoletan ka bërë një kërkesë zyrtare për sulmuesin e kombëtares shqiptare dhe Chelsea i është përgjigjur se duhen 30 milionë euro për kartonin e talentit Broja.

Por tashmë, mediat italiane bëjnë me dije se Lazio është futur në skenë për të fituar shërbimet e Armando Brojës.

Igli Tare thuhet se do të fluturojë për në Angli dhe të bisedojë me drejtuesit e Chelsea.

Tare kërkon Brojën në formë huazimi dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit.

/GazetaSinjaliSport/