Arben Taravari gjatë ditës së sotme pas dorëzimit të kandidaturës për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka bisedime për hyrjen e tyre në Qeveri.
“Ne do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese pa dallim nëse do të jemi apo jo pjesë e Qeverisë ose do të jemi opozitë”, tha Tarvari.
Më tej ai theksoi se nëse do të ketë bisedime do të informojmë. Për momentin nuk ka.
“Unë e di se ka spekulime, nëpër portale, nëpër mediume, jemi temë diskutimi dhe kjo është mirë për ASH-në”, tha kryetari i Gostivarit.
U. d i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët theksoi se nuk ka asgjë konkrete, duke shtuar se e di se ka edhe shtatë, tetë ministra të cilat me emra të cilët tregohen si ministra të ASH-së.
“Po ju them me plotë përgjegjësi se asgjë nuk ka të saktë prej asaj”, tha Taravari.