image Taravari: Për ASH-në mbetet prioritet funksionimi i shtetit të së drejtës

Rajon

Taravari: Për ASH-në mbetet prioritet funksionimi i shtetit të së drejtës

news image

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari para se të hyjë në takim me kryeministrin Kovaçevski tha se një nga pikat për të cilat do të bisedohet është lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

“Sot ulemi së bashku me partitë qeveritare për ti filluar negociatat. Natyrisht ne kemi përgatitur programin tonë të cilin në fillim do ta diskutojmë për sinkronizim të programit qeveritar me programin e Aleancës për Shqiptarët, e më vonë mund të bisedojmë edhe për zgjedhje kadrovike, por pikë së pari puna që duhet ta bëjmë sot është a mund ti sinkronizojmë programin tonë me programin e Qeverisë”, tha Taravari.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët shtoi se programi, nuk është korrekte që para se të hyjmë ta themi këtu, por e para është pakëti ynë për antikorrupsion dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, pikat tjera do ti flasim pastaj”, tha Taravari.

/GazetaSinjali/