Ish-raportuesja për liberalizimin e Vizave, Tanja Fajon, e cila ka qenë gazetare me profesion e pastaj edhe eurodeputete do të jetë shefja e ardhshme e diplomacisë sllovene. Në qeverinë e re sllovene ajo do të jetë edhe zëvendëskryeministre.
Mandatari i qeverisë së re të Sllovenisë dhe presidenti i Lëvizjes për Liri, Robert Golob, tha se partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje dhe kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve për ministra që duhet të formojnë qeverinë e re.
Siç ishte paralajmëruar më herët, partia në pushtet do të përbëhet nga tri parti, Lëvizja për Liri, Socialdemokratët dhe të Majtën, ndërsa Golob tha se të gjithë janë shumë të kënaqur me marrëveshjen e koalicionit.
“Pjesa programore është plotësisht e harmonizuar dhe është e gatshme për koordinim në komitetet e programit”, tha Golob.
Sipas mandatarëve, qeveria e re në Slloveni do të ketë gjithsej 19 ministri dhe tre zëvendëskryeministra, përkatësisht kryetaren e socialdemokratëve Tanja Fajon, koordinatorin e të majtës Luka Mesec dhe Danijel Besic nga Lëvizja për Liri.
Kur bëhet fjalë për kandidatët për ministra, në listë është Tanja Fajon, e cila pritet të marrë postin e ministres së Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, shkruan Klix.
Kryetarja e socialdemokratëve, Tanja Fajon, ka theksuar se negociatat kanë qenë të vështira dhe se të gjitha palët kanë punuar shumë për të arritur një marrëveshje.