image Tallje gjithandej: "Ahmet Isufi takim të përzemërt me nipin"(Foto)

Politikë

Tallje gjithandej: “Ahmet Isufi takim të përzemërt me nipin”(Foto)

news image

Muharrem Nitaj, zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ironizuar pas deklarimeve se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka takuar nipin e tij, Gëzim Tosunin, vetëm një herë në 50 vjetët e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nitaj ka publikar një foto ku shihet zyrtari i AAK-së, Ahmet Isufi bashkë më ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi të shoqëruar me mbishkrimin “Ahmet Isufi takim te perzemert me Nipin”

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Haxhiu bëri të ditur se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetë, ndoshta e ka takuar një herë.

“E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, tha ajo.

/GazetaSinjali/