image Talenti shqiptar refuzon Gjermaninë dhe Kanadanë: Gjaku i familjes sime është nga Shqipëria

Futboll

Futboll/ Talenti shqiptar refuzon Gjermaninë dhe Kanadanë: Gjaku i familjes sime është nga Shqipëria

news image

Kombëtarja shqiptare tashmë ka dhe  një tjetër futbollist si opsion për ta zgjedhur në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Kosovar Sadiki, djaloshi 21 vjeçar i cili është pjesë e Hibernian në Skoci, por është huazuar tek Finn Harps. Qëndërmbrojtësi ka lindur në Gjermani në gusht të vitit 1988 pasi familja e tij u largua nga Kosova pas plasjes së luftës, e më pas familja Sadiki do të shpërngulej në Kanada, ku do të kujdeseshin për ta.

Shtatlarti ka përfaqësuar Kanadan deri në moshat U-23 duke marrë pjesë edhe në turne, e tashmë në një intervistë të dhënë për mediat Skoceze, Sadiki ka zbuluar se zemra e tij rreh për Shqipërinë dhe do të që luaj sa më shpejtë me ngjyrat kuq ezi. Mbrojtësi I Hibernians ka 5 mundësi zgjedhje për Kombëtare, Gjermaninë, Kanadanë, Kosovën, Suedinë dhe Shqipërinë.

“Kam patur një bisedë me trajnerin e Kanadasë tek të rinjtë pas Turneut Toulon dhe i thashë që kam zgjedhur Shqipërinë. Tani jam duke kaluar edhe pjesën proceduriale për sa i përket pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes sime është nga Shqipëria. Nuk ka qenë e mundur më parë për shkak të situatës me pasaportat. Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi kur erdhën si refugjatë. Ishte e ndërlikuar se për kë të luaja, por zgjodha Shqipërinë.

Unë dua të luaj për Shqipërinë dhe kjo do të varet nga mënyra sesi bëj në finlandez Harps këtë sezon. Nëse bëj ndeshje të mira në këtë nivel dhe në këtë kampionat, do të bëjë një ndryshim të madh. Ndërsa sa i përket trajnerit të Hibernianit, flas me të pas çdo ndeshje.