image Talenti shqiptar bën hapin e madh, ndryshon skuadër dhe ngjit shkallët në futbollin britanik

Futboll

Talenti shqiptar bën hapin e madh, ndryshon skuadër dhe ngjit shkallët në futbollin britanik

news image

Anis Mehmeti pritet që të bëjë një hap përpara në karrierë, teksa mediat britanike raportojnë se sulmuesi do të vijojë karrierën e tij në Championship. Bristol City do të jetë skuadra e re e 22-vjeçarit, teksa është arritur akordi mes klubeve dhe lojtarit për këtë lëvizje.

Mehmeti ka zhvilluar një edicion fantastik në nivelin e tretë të futbollit anglez, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të Wycombe. 22-vjeçari ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa është shënuesi më i mirë në skuadër me 9 gola, teksa ka shërbyer dhe 3 asist.

Edhe pse nuk janë bërë ende publike detajet e transferimit, Wycombe pritet që të përfitojë 1 milion euro, aq sa llogaritet dhe vlera e mesfushorit me tipare sulmuese. Mehmeti është aktivizuar dhe me skuadrën e 21-vjeçarëve të Shqipërisë e me hapin e ri në karrierë, mund të shtojë shanset e tij për të marrë ftesë nga trajneri Sylvinho, aq më tepër që për ndeshjen me Poloninë nuk do të jetë i gatshëm as Armando Broja.

Bristol City aktualisht ndodhet në vendin e 17-të të Championship e shpreson që me golat e Mehmetit të ngjitet sa më shumë në renditje, për të synuar pse jo dhe zonën e play-off.

/GazetaSinjaliSport/