Futbollisti kosovar, Albin Thaqi është stërvitur sot me ekipin e parë të Dortmundit.
Për 19 vjeçarin nuk është hera e parë që stërvitet me ekipin e parë.
Thaqi luan si qendër-mbrojtës dhe vlera e tij në “transfermarkt” është 75 mijë euro.
Ai ka nënshtetësi gjermane dhe kosovare. Në të kaluarën ka luajtur për grupmoshat U16 të Gjermanisë.
???? Beste Laune in Schwarzgelb! pic.twitter.com/2DHBKUpYhP
— Borussia Dortmund (@BVB) September 23, 2021