Futbolli kosovar vazhdon të nxjerrë në skenë talent të mëdha.
Kësaj radhe fjala është për futbollistin e 2 Korrikut, Redon Arifin që ka ngjallur interesim edhe për skuadrat e mëdha evropiane.
19-vjeçari tash e disa ditë është në Zvicër tek skuadra e Luzern ku është duke u testuar.
Arifi luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe ka një gjatësi prej 1.94 cm. Ai është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës U19 dhe sigurisht që kalimi në skuadra evropiane do ta ngriste edhe më shumë nivelin e tij.
Provat i ka siguruar kompania SEM Management Zürich, Pajazit Sopi dhe Milazim Fetahu. /Gazeta Sinjali Sporti/