image Talebanët zhdukin prezantueset femra nga televizioni, i zëvendësojnë vetë

Botë

Talebanët zhdukin prezantueset femra nga televizioni, i zëvendësojnë vetë

news image

Në Afganistan kanalet kryesore televizive janë duke u transmetuar pa prezantueset femra, pasi që talebanët i kanë zhdukur nga ekranet.

Në kanale televizive si televizioni kombëtar i Afganistanit dhe Tolo News, Ariana, Shamshad dhe 1TV në pronësi private, ka pasur rritje të madhe të komenteve të favorshme për talebanët, shkruan BBC, përcjell Gazeta Sinjali.

Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, ndoshta për shkak të vështirësive me punën e tyre, përderisa Saad Mohseni, pronar i Grupit Moby, i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV, ka thënë se “se po vazhdojnë transmetimin pandërprerë gjatë këtij tranzicioni”.

Unë mund t’ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne po vazhdojmë transmetimin pandërprerë gjatë këtij tranzicioni”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Televizioni shtetëror, i cili u mor nga talebanët në mbrëmjen e 15 gushtit, ka transmetuar kryesisht programe fetare.

Shamshad TV, në pronësi të një ish-ndihmësi presidencial, ka transmetuar shumë përmbajtje pro talebanëve. Në një program, korrespondenti i kanalit tregoi banorët e Kabulit duke lavdëruar grupin për sjelljen e sigurisë dhe unitetit në vend./GazetaSinjali/