image Talebanët torturojnë gazetarët që raportuan protestën e grave në Afganistan (PAMJE)

Botë

Talebanët torturojnë gazetarët që raportuan protestën e grave në Afganistan (PAMJE)

news image

Etilaat Roz ishte një prej gazetave ditore më të mëdha afgane e cila pas rënies së Kabulit ndërpreu publikimin dhe është vetëm online.

Gazetarët e saj vijojnë të jenë në terren për ta mbajtur gjallë këtë media tashmë vetëm online.

Ditën e sotme siç edhe shihet nga këto foto pesë gazetarët e saj u torturuan duke u rrahur barbarisht prej talebanëve, raporton news.yahoo, përcjell Gazeta Sinjali.

Arsyeja që ata po mbulonin protestën e grave afgane është pasi ato kërkojnë nga Qeveria e re e Talebanëve mos të iu kufizohen të drejtat.

Zaki Daryabi kryeredaktor i kësaj gazete për këtë ngjarje shkruan në Twitter:

“Gazetarët e mi dhe kolegët jo vetëm u ngacmuan, por u arrestuan dhe u torturuan. Janë torturuar për katër orë. Ata pësuan humbje ndjenjash po në mënyrë të pamëshirshme torturat vazhduan. Ata kanë dëmtime ekstreme në të gjithë trupin. Ata edhe mund të ishin vrarë”. /GazetaSinjali/