image Talebanët paralajmërojnë SHBA-në: Nëse vonoheni në largimin e trupave ushtarake nga Afganistani, do të ketë pasoja

Botë

Talebanët paralajmërojnë SHBA-në: Nëse vonoheni në largimin e trupave ushtarake nga Afganistani, do të ketë pasoja

news image

Afati për tërheqjen e trupave nga Afganistani është vetëm pak ditë larg dhe evakuimi i dëshpëruar i njerëzve po përballet me zvarritje të mëdha.

Talebanët u takuan me gazetarë të Sky News në Doha, para të cilëve lëshuan një paralajmërim për forcat e SHBA-së.

“Është një vijë e kuqe, Presidenti Biden pati thënë se në 31 gusht do të tërhiqnin të gjitha forcat e tyre ushtarake dhe nëse e zgjasin këtë afat, do të thotë se po zgjasin pushtimin. E po ndodhi kjo, do të ketë reagim. Nëse SHBA-ja apo Britania e Madhe kërkojnë kohë shtesë për evakuimet, përgjigja është ‘jo’. Në të kundërtën, do të ketë pasoja”, tha zëdhënësi i grupit militant, Suhail Shaheen.

Komentet e tij erdhën në kohën kur kryeministri britanik Boris Johnson pritet të përcjellë personalisht një apel me Joe Biden për zgjatjen e afatit të largimit të trupave nga Afganistani, me qëllim që një numër më i madh njerëzish të arrijnë t’i largohen sundimit të terrorit taleban.

Skenat e dëshpëruara vazhdojnë në aeroportin e Kabulit, ku njerëzit janë të përgatitur për çdo gjë, e madje të rrezikojnë edhe jetët e tyre vetëm që të largohen. Propaganda talebane nuk e pranon këtë, raporton TCH.

Pavarësisht pamjeve tragjike të njerëzve që u kapën në rrotat e avionit e disa ranë nga lartësia, Shaheen, tha se e gjithë kjo është thjesht emigracion ekonomik.

“Mund t`ju siguroj se nuk bëhet fjalë për shqetësime apo për frikë. Ata thjesht duan të shkojnë në vendet perëndimore sepse këtu në Afganistan, ka varfëri të madhe”, u shpreh zëdhënësi taleban.

/GazetaSinjali/