image Talebanët morën nën kontroll edhe Pallatin Presidencial në Kabul

Botë

Talebanët morën nën kontroll edhe Pallatin Presidencial në Kabul

news image

Talebanët pasi morën edhe kryeqytetin afgan në dorë tashmë kanë marrë nën kontroll Pallatin Presidencial në Kabul.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani këtë të diele është larguar nga Kabuli.

Sipas gazetarit Bilal Sarwary i cili ka folur me dy afganë të përfshirë direkt në negociata, ku thuhet se pjesë e marrëveshjes ishte që edhe vet presidenti Ghani të bashkohej me ceremoninë e kalimit të pushtetit në mënyrë paqësore ashtu siç kërkuan talebanët, por ai zgjodhi që së bashku me ndihmësit e tij të largohen nga vendi.

Punonjësit e pallatit thuhet se u thanë të largoheshin dhe pallati ishte bosh”, teksa talebanët më vonë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se e kishin marrë atë nën kontroll.

Por që nga zyrtarët qeveritarë ende nuk ka asnjë konfirmim rreth asaj që pretendojnë talebanët për kontrollin në Pallatin Presidencial. /GazetaSinjali/