image Talebanët kundërshtojnë bashkëpunimin me ShBA-në për ta luftuar Shtetin Islamik

Botë

Talebanët kundërshtojnë bashkëpunimin me ShBA-në për ta luftuar Shtetin Islamik

news image

Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen, i tha Associated Press se të shtunën do të rishikohet marrëveshja mes talibanëve dhe Washingtonit në vitin 2020

Po do të ketë një takim… për raportet bilaterale dhe implementimin e marrëveshjes së Dohas. Ajo mbulon shumë tema”, ka thënë Shaheen, transmeton Sinjali.

Shaheen, gjithashtu, tha se nuk do të ketë bashkëpunim me Washingtonin për t’i shkuar pas grupit aktiv në rritje të Shtetit Islamik në Afganistan. IS ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh, përfshirë një shpërthim vetëvrasës që vrau 46 myslimanë dhe plagosi dhjetëra teksa ata luteshin në një xhami.

Edhe terrorizmi do të jetë pjesë e bisedimeve, tha një zyrtar i dytë në kushte anonimiteti.

“Ne jemi në gjendje të luftojmë Daeshin në mënyrë të pavarur”, tha Shaheen, kur u pyet nëse talebanët do të punonin me SHBA-në për të kontrolluar degën e Shtetit Islamik. /GazetaSinjali/