image Talebanët kërkojnë listën e femrave të pamartuara nga 12-45 vjeç, që t'i martojnë me ushtarët

Botë

Talebanët kërkojnë listën e femrave të pamartuara nga 12-45 vjeç, që t’i martojnë me ushtarët

news image

Luftëtarët talebanë pasi morën kontrollin e Afganistanit, kanë urdhëruar militantët që të shkojnë derë më derë për të kërkuar përkthyes dhe aleatë të perëndimit.

Ndërkaq bandat janë në kërkim të vajzave të mitura rreth 12 vjeçe që t’i kthejnë në “skllave seksi.” Militantët islamikë janë shpërndarë në të gjithë qytetet e Afganistanit për të gjetur vajza dhe gra të pamartuara të moshës 12-45 vjeçe që ushtarët e tyre të martohen, raportojnë mediat e huaja.

Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

Dy dekada përparimi të brishtë që prej ndërhyrjes ndërkombëtare të drejtuar nga amerikanët atje, u shënjuan nga paqëndrueshmëria, sulmet e gjakderdhja por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Sot, kjo e fundit, është fashitur, teksa lufta 20 vjeçare po përfundon në mënyrën më kaotike, deria vendin e saj e ka zënë zemërimi dhe frika.

7 vetë vdiqën nga kaosi në aeroport të hënën,  e vetmja dalje që kanë forcat perëndimore nga Afganistani. Mes tyre, edhe disa persona që ranë nga një avion ushtarak amerikan transporti. Pilotët shpallën emergjencën kur panë se nuk po hapnin dot rrotat dhe u detyruan të zbrisnin në një vend të tretë. Pas kontrolleve, aty u gjetën mbetje njerëzore.

Presidenti amerikan Joe Biden e mbrojti vendimin për largimin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, edhe pse e pranoi dhe vetë se nuk ia kishte marrë mendja që gjërat do të precipitonin kaq shpejt, e për këtë fajësoi lidershipin vendas. /GazetaSinjali/