Një 24-vjeçare është përdhunuar nga një taksit në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.
Media gjermane “RTL” shkruan se e reja ka marrë taksinë sapo ka dalë nga puna për t’u kthyer në shtëpi.
Mirëpo, pasi ka bërë disa kilometra, shoferi i taksisë ka ndaluar papritur dhe e ka përdhunuar 24-vjeçaren.
E reja ka mundur t’i dalë nga duart taksistit dhe më pas është ndihmuar nga banorët e një banese pranë vendit të ngjarjes, teksa taksisti është larguar me shpejtësi.
Policia bën me dije se autori është rreth 20-vjec, me flokë kafe të shkurtër e me mjekër. Ai ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.
Policia u bën apel qytetarëve të Gjermanisë që nëse e shohin të riun të njoftojnë menjëherë në numrin e policisë.