image Taksa për të hyrë në Prishtinë parashihet të jetë 10 euro

Kosovë

Taksa për të hyrë në Prishtinë parashihet të jetë 10 euro

news image

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në një prononcim për Klan Kosova tha se askujt nuk i mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.

Kjo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro edhe pse ende nuk është marrë vendim përfundimtar.

Tutje, ai deklaroi se kjo do të mundësojë që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga ndotësit janë edhe veturat.

“Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguajë taksën e gjelbër, duhet të paguajë 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi.

Kujtojmë që  sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mohuar se do të vendosen rampa në kryeqytet për të penalizuar qytetarët e komunave tjera. /Gazeta Sinjali/