image “Taksa 100% një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë”

Politikë

Politikë/ “Taksa 100% një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë”

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe është një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me vendosjen e taksës, Kosova ka treguar se Serbia nuk t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtar se Kosova nuk i nënshtrohet Serbisë.

Postimi i plotë i tij:

Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifës prej 100% në mallrat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb. Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar po ashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/