image Takohen Vuçiqi e Zelensky, shihen duke shtrënguar duart

Rajon

Takohen Vuçiqi e Zelensky, shihen duke shtrënguar duart

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Athinë ku po qëndrojnë për një darkë joformale të shtruar nga kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Misotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Ishte Vuçiq, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke shtrënguar duart me Zelenskin.

“Takim para fillimit të bisedimeve”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Vuçiq, ka paralajmëruar se të martën në Athinë do të ketë takim “në katër sy” me Zelenskyn, ku do të bisedojë rreth çështjes së Kosovës.

/GazetaSinjali/