Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Athinë ku po qëndrojnë për një darkë joformale të shtruar nga kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Misotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Ishte Vuçiq, i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke shtrënguar duart me Zelenskin.
“Takim para fillimit të bisedimeve”, ka shkruar ai.
Vuçiq, ka paralajmëruar se të martën në Athinë do të ketë takim “në katër sy” me Zelenskyn, ku do të bisedojë rreth çështjes së Kosovës.