image Takohen Quni e Osmani

Politikë

Takohen Quni e Osmani

news image

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes Anton Qunin. Ata kanë diskutuar për gjendjen e koronavirusit në Kosovë.

Postimi i plotë i Qunit:

Situata emergjente që ka krijuar pandemia e Covid19, ka rritur interesimin e të gjitha institucioneve, rreth nivelit përgatitor të FSKsë për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile që është i rëndësisë së veçantë.

Mbikqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së.
Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garancë për përmbushjen e çdo detyre brenda misionit të saj.

Qytetar të dashur, rrini në shtëpi dhe zbatoni rekomandimet e komisionit që po merret me pandeminë, rregullat e vëna nga institucionet gjegjëse dhe me theks të veçantë këshillat e ekpertëve shëndetësor.

Me kujdes, me higjienë të shtuar e pa panikë dhe duke qëndruar së bashku do ta fitojmë edhe betejën me pandeminë Covid19. /Gazeta Sinjali/