Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përgjatë një vizite në Shqipëri, është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.
Të dy diplomatët shqiptarë kanë ndarë detaje nga takimi, teksa Abdixhiku ka njoftuar që kanë biseduar edhe lidhur me NATO-n.
“Me Edin biseduam për bashkëpunimin ndërpartiak; për punët e partive tona përpara, por mbi të gjitha, biseduam për nevojën e domosdoshme për bashkërenditje të ngushtë të politikave mes dy shteteve – sidomos në periudhën e tanishme nëpër të cilën regjioni po kalon. Shqipëria, vend i NATO-s, më shumë se vend fqinj i yni, ka shumë për t’i dhënë Kosovës; e Kosova, vend që aspiron NATO-n, ka shumë për të marrë nga Shqipëria”, njoftoi ai.
Abdixhiku në ‘Twitter’ ka shpërndarë një fotografi bashkë me Ramën, ku shihen përballë fanellave të Juventusit e AC Milan. Kreu i LDK-së duket i bindur se klubi i tij i preferuar do ta fitojë “Scudetto”-n sivjet.
“Këtë vit, Scudetto megjithatë ????⚫️. Kënaqësi e veçantë takimi me Edi Ramën”, ka shkruar Abdixhiku.
Këtë vit, Scudetto megjithatë ????⚫️.
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) March 25, 2022
Kënaqësi e veçantë takimi me KM @ediramaal sot në Tiranë. pic.twitter.com/qgX6kM8fdT