image Takohen Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj
[wp-story id="814678"]

Politikë

Takohen Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

news image

Në Kuvendin e Kosovës tashmë ka arritur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ku janë duke zhvilluar një takim.

Edhe pse para takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se sot ndodhet në Kuvend për tu takuar me Grupin Parlamentar, KP mëson se në Kuvendin e Kosovës tashmë po zhvillohet një takim mes të dy krerëve të koalicionit qeverisës.

Ky takim po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Po ashtu sipas burimeve në këtë takim thuhet të jetë edhe kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. /Gazeta Sinjali/