Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte pritet të ketë një takim zyrtar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Takimi pritet të ndodh orën 20:30 në Mynhen të Gjermanisë. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur, Almira Sylaj nga Presidenca e Kosovës.
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/