image Takimi i radhës LVV-LDK me përfaqësues të rinj të partive

Kosovë

Qeveria/ Takimi i radhës LVV-LDK me përfaqësues të rinj të partive

news image

Ka nisur takimi i radhës për harmonizimin e programit qeverisës ndërmjet grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe fytyra të reja, për dallim nga takimet e kaluara, shkruan Gazeta Sinjali.

Risi në këtë takim ku do të diskutohet për zhvillimin ekonomik, janë Hekuran Murati i LVV-së dhe Hykmete Bajrami e LDK-së.

Në selinë e LDK-së para takimit ka mbërritur edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Ai mësohet se do të takohet me nënkryetarët e kësaj partie, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin. /Gazeta Sinjali/