image Takimi i dytë Kurti- Thaçi pritet të ndodh, kryeministri ia propozon tri orare

Politikë

Takimi i dytë Kurti- Thaçi pritet të ndodh, kryeministri ia propozon tri orare

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sone e tejkalon secilin prej nesh”, shkruan Kurti në ftesën që ia ka bërë Thaçit.

Kurti e ka ftuar Thaçin sot për në orën 12:00, 16:00 ose 17:30. Ia ka shtuar gjithashtu si opsion edhe mbrëmjen.

Pas takimit të parë kur Thaçi kishte ftuar Kurtin si mandatar për kryeministër, ky pritet të jetë takimi i dytë mes tyre./Gazeta Sinjali/