image Takimi deri në orët e mbrëmjes, çfarë u bisedua mes Ramës dhe Kurtit?

Kosovë

Takimi deri në orët e mbrëmjes, çfarë u bisedua mes Ramës dhe Kurtit?

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte ka pritur në takim kandidatin për kryeministër të Kosovës, liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Kryeministri Rama ka njoftuar se gjatë takimit të gjatë prej disa orësh me Kurtin, kanë hapur shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive.

Postimi i Ramës në Facebook:

Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”????