image Tahiri - VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

Politikë

Tahiri – VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sulmet kundër ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi janë tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të Vetëvendosjes.

Kjo deklaratë e Tahirit erdhi pas akuzave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, se Selimi ka dhënë në shfrytëzim një pronë të kësaj ministrie në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Ish-zëvendëskryeministri Tahiri tha se VV nuk duhet të fshihet prapa paaftësive të tyre.

 “Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.  Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët. Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin. Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja. Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju”, ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/