image Tahiri tregon pse e ‘shpalli fitoren’ e PDK-së: E kam ditur që nuk kemi fituar, por....

Kosovë

Tahiri tregon pse e ‘shpalli fitoren’ e PDK-së: E kam ditur që nuk kemi fituar, por….

news image

Abelard Tahiri është pyetur për konferencën për media mbrëmjen e 6 tetorit, ku ai kishte thënë se PDK është në rrugë të mirë për t’i fituar zgjedhjet.

Tahiri sonte në RTV Dukagjini ka pranuar se atë natë fjalët e tij nuk ishin aspak të ngjashme me realitetin.

Ai kishte thënë se PDK e dinte se nuk do të fitonte në zgjedhjet e 6 tetorit, por se në konferencë deklarojë se PDK ka rezultate të mira për shkak që të mos dekurajohen komisionarët.

Tahiri ka thënë se është frikësuar që komisionerët do të largoheshin nga vendvotimet nëse do të deklarohej PDK që zgjedhjet janë humbur.

“Ka qenë e sikletshme për mua shumë për shkak se kam ditur situatën. Ishte shqetësim i madh sepse komisionerët e lëshojnë vendvotimin dhe ishte motivim, për këtë arsye thash se kemi lajme pozitive”, ka deklaruar Tahiri./Gazeta Sinjali/